Futboll Seria A Sport

“NDIZEN ËNDRRAT” ZIKALTËR/ Marotta PROJEKTON 3 super mesfushorët për INTERIN E MADH

Tri goditje për të ndezur ëndrrat e tifozëve, tri blerje të nivelit të lartë për të përforcuar skuadrën, për t’i dhënë tifozëve të Inter kartëvizitën e tij dhe për të nisur menjëherë aventurën e re.

Dy blerje në qershor dhe një në janar, nëse është e mundur, me synimin për të ngushtuar diferencat me Juventus-in “e tij”. Beppe Marotta kërkon të marrë menjëherë në dorë Inter-in dhe synon ta bëjë këtë nëpërmjet merkatos.

Ideja kryesore e Marotta-s dhe Ausilio-s është të bëjnë një tentativë me Cagliari-n për të marrë që në janar Nicolo Barella-n. Mesfushori 20-vjeçar shihet si lojtari ideal për të kompletuar mesfushën në këtë sezon. Një operacion që mund të ketë një kosto 40 milionë euro.

Blerja e dytë e madhe do të bëhet përsëri në  mesfushë, por do të realizohet në qershor dhe do të jetë e nivelit të lartë. Modric mbetet ëndrra, Milinkovic-Savic dhe Kroos alternativat. Avantazhi kryesor i zikaltërve për të realizuar operacione të tilla janë marrëdhëniet e mira që Marotta ka me klubet kryesore të Europës.

Më pas do të ketë një ndryshim edhe në stol. Pavarësisht përgënjeshtrimeve të bëra këto ditë, Spalletti nuk është zgjedhja e parë e Marotta-s dhe, me përjashtim të surprizave, drejtimin e ekipit milanez do të marrë Antonio Conte, sipas “Corriere dello Sport”.

Related posts

“ITALIA KA DALLIM ME ANGLINË”/ Bomberi Lukaku “ndërton” Interin: Duhen liderë në fushë, mendoj vetëm për…

Delo.autor

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Pepe prish kontratën dhe i paguan rrogën të gjithëve

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment