Champions League Futboll

Sevilla kërkon surprizën, për Bayern është një formalitet

Bayern Munich, kampion i Gjermanisë, synon të vazhdojë sezonin e suksesshëm teksa do presë Sevilla në çerekfinalen e Champions League.  Bavarezët fituan me përmbysje, 2-1 në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”, javën e kaluar dhe kësisoj kanë një avantazh shumë të mirë për ndeshjen e kthimit.

Duke qenë se të besuarit e Heynckes kanë fituar titullin në Bundesliga, atëherë mund të përqendrohen maksimalisht te fushata në Champions League. Sevilla ka nevojë për ndeshjen më të mirë të mundshme për të përmbysur situatën duke u kualifikuar, ashtu si bëri ndaj Manchester United, të cilin e mposhtu 1-2 në “Old Trafford”, kësisoj ata nuk nisen pa shpresë për ndeshjen në “Allianz Arena”.

Gjithsesi, që pas fitores kundër United, Sevilla nuk fituar asnjë nga katër ndeshjet e luajtur në të gjitha veprimtaritë me një barazim dhe tre humbje. Kjo është krejtësisht ndryshe nga forma aktuale që po kalon Bayern Munich.

Në 20 ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë, bavarezët numërojnë 18 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Ndërkohë në 20 ndeshjet e luajtur në Mynih gjatë këtij sezoni, Bayren Munich ka fituar 18 dhe barazuar dy.

Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë për Bayern në këtë sezon dhe ai ka shënuar 26 gola në Bundesliga dhe 5 në Champions League. Nga ana tjetër, te Sevilla ka shkëlqyer Wissam Ben Yedder, i cili ka shënuar 8 gola në Champions League.

Bayern Munich ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi dhe ka shënuar 4+ gola në tre nga katër prej këtyre fitoreve, kurse Sevilla ka humbur në dy transfertat e fundit të luajtura pas fitores “epike” në Manchester.

Rekordi i Bayern Munich në ndeshjet e luajtura në shtëpi kundër skuadrave  spanjolle është 18 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje. Kjo është hera e shtatë radhazi që Bayern luan në çerekfinalet e Champions League.

Related posts

BAYERN MUNICH-TOTTENHAM/ Të dyja skuadrat luajnë për prestigj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ NAPOLIT/ “Shpërthen” Pirlo: Humbëm për një penallti të dyshimtë. Po të na e kishin dhënë ne…

Delo.autor

INCINDENTI PAS NDËRPRERJES SË STËRVITJES/ Klubi Vllaznia reagon: Veprime anti-sportive, sqarojmë se…

Delo.autor

Leave a Comment