Futboll Premier League

Rekordet e çmendura të Mançester Junajtid, 1 milion tifozë dhe 541 arreste

Sezoni 2016-’17 ka qenë më i miri në historinë e Mançester Junajtid, të paktën për sa i përket sigurisë.

Sipas një njoftimi të bërë nga vetë klubi, “Old Trafford”, me kalimin e viteve është bërë një nga impiantet më të sigurta, duke arritur kulmin në këtë aspekt, pikërisht sezonin e kaluar.

Të dhënat zyrtare të publikuara flasin për 541 tifozë të dëbuar në tentativë për tu futur në stadium (për arsye që nga përdorimi i alkoolit e deri te infiltrimi si tifozë miq) çka ka sjellë vetëm 48 arrestime që nga gushti i 2016-ës, deri në maj të 2017- ës.

Duke marrë parasysh ndalimet apo edhe arrestet, bëhet fjalë për dy shifra absolutisht pozitive dhe rekord për klubin e “Djajve të Kuq”.

Siguria reflektohet edhe tek vizitorët, me Mançester Junajtdin që është klasifikuar mes pesë klubeve të vetme, që vitin e kaluar kanë pritur mbi një milionë tifozë gjatë sezonit.

Përveç arritjeve, klubi ka nisur edhe një projekt për të përmirësuar aspektin sanitar, ndaj në sezonin aktual janë shtuar prania e mjekëve dhe ambulancave pranë “Old Trafford”-it.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E TALENTIT/ Agjenti Mino Raiola: Kean kishte qenë një hap larg kalimit tek…

Delo.autor

BARCELONA-ESPANYOL/ Messi gati të nis nga minuta e parë në derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS DASMËS MADHESHTORE/ Elseid Hysaj poston PAMJET nga pushimet me…

Delo.autor

Leave a Comment