Bundesliga Futboll

Lumë golash në Bundesligë, Abrashi i sjell fat Freiburgut

U zhvilluan ditën e sotme 5 takime e javës së 19-të në Bundesligë, ku u regjistruan në total plot 19 gola. Pas rikthimin nga dëmtimi serioz që e mbajti gjatë larg fushave të lojës, mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi duket se është fatsjellësi i Frajburgut.

Në dy takime që shqiptari është aktivizuar si titullar skuadra e tij ka arritur të marrë 1 barazim dhe 1 fitore, duke qenë e pamoshtur. Freiburgu mposht sot Lajcigun që ndodhej në vendin e dytë, me rezultatin 2-1. Amir Abrashi zhvilloi një takim mjaft të mirë duke qenë një nga më të vlerësuarit në fushë.

Në sfidat e tjera të luajtura sot në Bundesligën gjermane u regjistruan këto rezultate:

Borusia Mynshenglabah – Augsburg 2-0

Hofenheim – Bajern Leverkusen 1-4

Mainz – Shtutgart 3-1

Volfsburg – Eintrakt Frankfurt 1-3

Kujtojmë që java e 19-të nisi me sfidën Hertha e Berlinit – Borusia Dortmund, e cila u zhvillua dje dhe përfundoi me rezultatin 1-1. Dita e sotme do të mbyllet me “finalen” e mbijetesës me Hamburgut dhe Këlnit.

Related posts

REALIZOI GOLIN E FITORES NDAJ APOLONISË/ Mesfushori Musta: Fundi i kampionatit është stresues, i kemi mundësitë për të…

Delo.autor

MODRIC NË ÇATINË E BOTËS/ Një normal mposht 2 jashtëtoksorët dhe rikthen TROFEUN në BALLKAN

Isa.Autor

E DUAN TË GJITHË/ Juventusi, Roma e Interi “LUFTË” për talentin e Kaljarit

Isa.Autor

Leave a Comment