Futboll Sport

PLANET E “FENOMENINT”/ Ronaldo: Unë jam pro zhvillimit të ndeshjeve në SHBA, nëse është…

Presidenti i Real Valladolid, Ronaldo Nazario, i njohur nga të gjithë si “Fenomeni”, ka shprehur mbështetjen e tij rreth planeve të La Liga-s për t’i luajtur disa ndeshje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diskutimet rreth këtyre planeve janë kundërshtuar nga një sërë organesh qeverisëse sportive, duke përfshirë FIFA-n, UEFA-n, federatën spanjolle dhe Unionin e Lojtarëve Spanjollë (EFA).

“Unë jam pro tyre por janë tifozët ata që vendosin,” ka thënë Ronaldo të enjten, siç citohet nga “Diario AS”.

“Nëse është diçka e mirë për tifozët që ne të luajmë jashtë vendit, për mua do të  ishte një projekt mjaft interesant  për klubin dhe markën tonë.

Gjithçka që në bëjmë është për ecurinë e projektit tonë dhe Valladolid duhet të njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Drejtuesit e La Liga-s kishin planifikuar që ndeshja e janarit mes Gironas dhe Barcelona-s të luhej në Miami, por pavarësisht mbështetjes fillestare të katalonasve, ata janë tërhequr në javët e fundit.

Related posts

PROJEKTI 700 MILIONË EURO/ Milan dhe Inter me kërkesë të përbashkët, ja kur merret vendimi

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR ISH-SHOKUN E SKUADRËS/ Lukaku: Sfidon qeverinë dhe meriton respekt

Delo.autor

ARSENAL-NAPOLI/ “Topçinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Ramsey

Delo.autor

Leave a Comment