Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Homazhi i Messit për Maradonën fut në sherr dy gjigantët sportivë

Leo Messi shënoi gol në fitoren e Barcelonës kundër Osasuna në “Camp Nou” dhe donte të bënte homazhin e veçantë për Maradonën, pas vdekjes së tij, duke treguar një fanellë me numrin 10 të Newell’s Old Boys. Gjithsesi, gjithçka mund të shkojë përtej detajit të thjeshtë të të treguarit të fanellës që Diego kishte veshur dikur me klubin e vendlindjes së Leos.

Gjesti i bukur i Messit mund të shkaktojë një konflikt komercial midis dy markave. Kjo do të ndodhte, sepse “La Pulga” zbuloi një fanellë të Adidas, markë që e reklamon atë, por që nuk mund të tregohet në një akt kolektiv, me Nike që është sponsori zyrtar i ekipit Blaugrana. Për këtë arsye, Barça, jo Messi, mund të sanksionohet deri në 3000 euro gjobë.

Fotografia e Oh My Goal

Kështu e shpjegoi Guillermo Ricaldoni, drejtori i “we Are Sports”, i specializuar në marketingun sportive. “Leo nuk duhet ta kishte bërë atë. Të paktën, duhet të kishte mbuluar markat, – tha ai, duke justifikuar një sanksion të mundshëm financiar për Messin, megjithëse nuk do të kishte kuptim. – Ju duhet të jeni profesionist edhe në këto detaje. Nuk ndryshonte asgjë në homazhin e Messit për Maradonën, nëse o të kishte mbuluar markën e fanellës. Ai duhej të kishte treguar respekt edhe për institucionin ku punon. Megjithatë, pasioni nuk i kupton arsyet dhe përpara vdekjes së një legjende si Maradona, gjërat falen”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan peshkon gjigantin polak, marrëveshja mund të mbyllet për 5 milionë euro

Delo.autor

REAL MADRID-BARCELONA/ Ja data dhe ora e dy klasikeve të sezonit 2019-2020

Delo.autor

Kush e kishte menduar, a është vërtetë Shkëlzen Gashi ky?! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment