Futboll La Liga Sport

FITORE KARAKTERI/ Griezman shkruan historinë, Atletico kap Barcelonën (VIDEO)

Atletico Madrid ka marrë një fitore dramatike 3-2 në fushën e Valladolid që e ka lejuar të kapë përkohësisht Barcelona-an në kreun e La Liga-s,por katalanasit do të luajnë nesër në fushën e Levante-s.

Ish-sulmuesi i Milan, Nikola Kalinic, ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 26-të pas një asisti të marrë nga Griezmann, me këtë të fundit që ka dyfishuar avantazhin e miqve me penalltinë e transformuar në fundin e pjesës së parë.

Kur mendohej se madrilenët i kishin siguruar tri pikët, ka ardhur përmbysja e vendasve në pjesën e dytë. Calero ka ngushtuar diferencat në minutën e 57-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë ka ardhur barazimi falë një autogoli të Saul.

Gjithsesi, miqtë nuk janë demoralizuar dhe dhjetë minuta para fundit kanë shënuar golin e fitores 3-2 me Griezmann, i cili ka realizuar golin e tij numër 125 në 300 ndeshje të luajtura në La Liga dhe është bërë golashënuesi më i mirë i huaj i Atletico-s në kampionat me 83 gola.

Related posts

ZYRTARE/ Ja kur nis dhe mbaron Botërori “Katar 2022”!

Delo.autor

SKËNDERBEU-PARTIZANI/ 2 gola në 2 minuta, “korçarët” nuk përmbahen (VIDEO)

Delo.autor

TRI BLERJE TË REJA PËR Conten/ Ja si ndryshon formacioni i Inter në garën për titull (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment