Futboll La Liga Sport

RIVALITETI/ Courtois sulmon Simeonen: Kjo është arsyeja pse flet kundër Realit

Thibaut Courtois i është kundërpërgjigjur trajnerit të Atletico Madrid Diego Simeone duke thënë se ai duhet të kritikojë Real Madrid në mënyrë që ta mbajë mirë me tifozët e tij.

Edhe Luka Modric ka folur më përpara për mënyrën se si argjentinasi sulmoi rivalët e kryeqytetit.

Gjatë një konference për shtyp, Simeone ka thënë: “Courtois u largua nga Madridi si më i miri në botë, kur ishte tek ne e mundi Keylor Navas…”

Pas fitores së Real Madrid ndaj Rayo Vallecanos, Courtois është kundërpërgjigjur: “Simeone ka kritikuar Madrid për ta mbajtur mirë me tifozët e tij.

“Ai gjithmonë e ka bërë, sulmon Real Madrid sepse është ekipi më i mirë në botë.”

Related posts

“KEMI KALUAR NJË JAVË TË VËSHTIRË”/ Shehi tregon gjendjen te Tirana: E pamundur të luajnë me Teutën ata që…

Delo.autor

Messi nuk di të ndalet, gati të thyejë rekordin e Pele

Q.Autor

DALIN PAMJET/ 6 pishina dhe një qilar për 1000 shishe verë, brenda apartamentit përrallor të Leo Messi-t

Delo.autor

Leave a Comment