Futboll Seria A Sport

75 MILIONË EURO HUMBJE/ Skuadra e Serisë A heq dorë nga ndërtimi i stadiumit të ri

Gjatë mbylljes së bilancit për vitin 2020, bordi i drejtorëve të Romës njoftoi se ata nuk do të shkojnë më përpara me projektin për të ndërtuar një stadium të ri në zonën e Tor di Valle, i cili u ndoq nga pronësia e mëparshme, pasi ekzekutimi i tij ishte konsideruar i pamundur.

Plani prej 800 milionë eurosh i ideuar nga Xhejms Palota, për ndërtimin e një arene prej 50 mijë vendesh, paraqiti infrastrukturat përkatëse, duke përfshirë një stacion të ri treni dhe një autostradë të re, ambiente tregtare, hotele dhe apartamente.

Projekti filloi tetë vjet më parë por u vonua vazhdimisht për të përmbushur kërkesat e administratës lokale, e cila fillimisht ishte rezistente, për të adresuar rrezikun hidrologjik të vendit dhe për shkak të kufizimeve të një ndërtese të vjetër që supozohej të rrënohej.

Për më tepër, ndërtuesi që zotëronte pasurinë e paluajtshme u arrestua me akuza korrupsioni. Në fund të fundit problemet ligjore u konsideruan shumë të vështira për t’u kapërcyer dhe fillimi i zbatimit të projektit në një periudhë të pranueshme kohore u bë i pamundur.

Bordi aktual drejtues i klubit verdh e kuq theksoi, se klubi, nuk do të kishte në pronësi stadiumin por thjesht do të ishte qiramarrës ekskluziv.

Bordi i Romës gjithashtu bëri me dije se klubi ka pësuar një humbje prej 75 milion euro, vitin e kaluar. Pavarsisht kësaj, Dan Friedkin zbuloi se po punon me zyrtarët lokalë, për të gjetur një truall të ri, për ndërtimin e stadiumit të Romës. Gjatë mbledhjes, u bë me dije edhe punësimi i shefit të ri ekzekutiv Mauricio Lombardo, ish-CEO i Juventusit.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E DJALIT TË TIJ TEK MILAN/ Babai i Piatek: Nuk pranojmë të jetë rezervë

Delo.autor

MESAZH I VEÇANTË PËR TRAJNERIN GUARDIOLA/ Mesfushori Kroos: Një ditë do të…

Delo.autor

ARRESTOHET TIFOZI ANGLEZ/ Pas GOLIT të Aubameyang hodhi…

Isa.Autor

Leave a Comment