Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Teuta: Dominim absolut në pjesën e parë, durrsakët udhëheqin me golin e Kallakut (VIDEO)

Kastrioti dhe Teuta janë duke u përballur në “Redi Maloku”, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Ekipet kërkojnë pikët maksimale, edhe pse janë me objektiva të ndryshëm.

Osmani Cela

Vendasit për mbijetës dhe bregdetarët kërkojnë Europën. Teuta vjen në këtë përballje pas barazimit ndaj Partizanit, ndërsa Kastrioti u mposht me Tiranën 4-0. 19 është diferenca e pikëve mes këtyre dy skuadrave në 16 javë kampionat.

48373031_1959178387531702_8417113951346622464_n

LIVE| KASTRIOTI-TEUTA 0-1

Kallaku 33′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Edhe njëherë pranë golit durrsakët. Progni hedh një top të rrezikshëm në zonë, topi shkon te Osmani, i cili servir për Kamara, por largojnë në momentet e fundit mbrojtësit e Kastriotit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Shehu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

43′ Shehu provon me një goditje të besfasishme në hyrje të zonës, topi shkon mbi kuadrat.

36′ Pranë golit të dytë Teuta. Progni provon nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me traversën e portës të mbrojtur nga portieri Puja.

33′ GOOOOL TEUTA 0-1. Sherif Kallaku kalon në avantazh durrsakët. Pas një kombinimi me Sidiben, mesfushori futet bukur në zonë dhe me një goditje diagonale nga e djathta mposht portieri Puja. 

22′ Teuta nuk heq dorë nga sulmet. Pas një harkimi në zonë, Kamara, nuk arrin të godasë siç duhet duke shpërdoruar një tjetër rast shënimi.

 

19′ Rast ideal për Teutën. Progni kombinon bukur me Kallakun, ky i fundit, godet drejt portës nga shumë pranë, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Zgjaten aty Kamara dhe Latif, por pa mundur ta devijojnë drejt rrjetës.

15′ Përsëri Teuta në kërkim të golit, Progni harkon në zonë për Sidiben, por mesfushori nuk arrin ta kontrollojë topin.

14′ Progni provon me një gjuajtje të rrëzikshme nga goditja e dënimit, topi përfundon në rrjetën e jashtme.

13′ Goditje dënimi për Teutën, pas prekjes së topit me dorë nga Stijepoviç.

10′ Teuta provon të shtyjë në zonën e krutanëve, por futbollistët e skuadrës së Nicës janë të vendosur mirë në mbrojtje dhe nuk lejojnë depërtimin.

5′ Minuta të luftuar në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme.

1′ Ka nisur takimi në “Redi Maloku”.

Related posts

PAUL POGBA DHE NEYMAR OBJEKTIVAT E REAL/ Flet trajneri Zizu: Jemi duke menduar vetëm për…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-PSG/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Kimpembe

Delo.autor

Iniesta: Kthimi i Neymar? Jo, blerja e madhe do të ishte ai

Sadik.Autor

Leave a Comment