Interi ka “respekt të madh për Jose Mourinhon” thotë drejtori Piero Ausilio, por ata nuk kanë për synim që ta zëvendësojnë atë me Luciano Spalletin, pasi që trajneri i Manchester United u shkarkua sot
Mou ende është një figurë e dashur tek tifozët e Interi pasi që arriti ta fitojë tripletën më 2010, duke fituar Skudeton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.
Kur ai u shkarkua nga Manchester United në mëngjes, kishte shkrimet se ai mund të rikthehet në San Siro.
“Isha pak i befasuar sepse ne po flasim për një trajner të madh. Nuk i di arsyet pse një trajner i tillë shkarkohet nga një klub, nuk duhet ta di madje”, tha për gazetarët Ausilio.
“Respekti i madh mbetet për Mourinhon, por natyrisht kjo nuk ka të bëj me të ardhmen e Interit, seose Interi ka trajner të madh dhe do të shkojnë përpara me këtë trajner”.
Kur Manchester United e mposhti Juventusin në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar, Mouriho pata deklarata dhe festë interesante derisa tha se “ata fyen familjen e tij dhe familjen e tij të Interit”.