Futboll Seria A Sport

LUFTA PËR TITULL NË DERBIN E MADONINËS PAS 10 VITESH/ Conte: Milan është i inatosur që i morëm vendin e parë

Nostalgjikët e futbollit, por edhe të gjithë dashamirësit e këtij sporti, të dielën do kthejnë sytë nga San Siro, pasi java e 23 e kampionat vë përballë Milanin dhe Interin, skuadrat që aktualisht mbajnë vendin e parë dhe të dytë me një pikë diferencë.

‘Djalli’ i Piolit është më i uritur për fitore, pasi synon hakmarrjen për eliminimin nga Kupa dhe të rikthehet në vendin e parë. Sakaq Interi kryesues që këtë derbi do ketë vetëm mungesën e Sensi-t, ka shansin e artë për t’u shkëputur në krye.

Në prag të takimit trajneri i zikaltërve Antonio Conte ka thumbuar rivalët: Janë dy skuadra të barabarta, por Milan dëshiron ta fitojë derbin për shkak se ne e parakaluam fundjavën e kaluar.” Sakaq trajneri i Milanit Stefano Pioli ka deklaruar: “Do të jetë një derbi që nuk është para kohët e fundit. Një sfidë mes të barabartëve, por që Milan dëshiron të rikthehet sërish në majë”.

Hera e fundit që Milan dhe Inter luanin një derbi për titull kampion ishte 10 vite më parë, në 2011. Para ndeshjes zikaltërit shihen si favorit edhe për faktin se në 6 derbit e fundit kanë fituar 5. Sakaq Interi është i pamposhtur në 16 nga 17 transfertat e fundit.

Related posts

PARTNERJA E TIJ FESTON DITËLINDJEN/ Taulant Xhaka i bën gjestin më të ëmbël (FOTO)

Delo.autor

Gattuso ndjen presionin, por Milani nuk heq dorë nga objekti madhor

Sadik.Autor

BOMBERI CIKALLESHI ME GOL DHE ASIST/ Shikoni vlerësimin fantastik për sulmuesin shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment