Gossip

KUSH DO TA KETË FATIN TA BLEJË? Ronaldo nxjerr në shitje vilën luksoze, ky është çmimi i saj…

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka nxjerr në shitje vilën e tij luksoze në Mançester, me pesë dhoma gjumi. Çmimi i vilës është 3.6 milionë euro, dhe ajo përfshin një pishinë të madhe, një kinema, një dhomë për stërvitje e shumë gjëra të tjera luksoze.

Sulmuesi i Juventusit besohet se e kishte blerë këtë shtëpi në Mançester në vitin 2006, gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në Manchester United, nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, transmeton Gazeta Express.

Nëse Ronaldo arrin ta shesë këtë shtëpi për 3.6 milionë euro, atëherë ai rezulton se ka humbur para për këtë vilë, pasi që e kishte blerë atë për 4.3 milionë euro para më shumë se një dhjetë viteve.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo ka tentuar ta shesë këtë vilë. Ai kishte tentuar ta shesë atë edhe në vitin 2009, kur ishte transferuar nga Manchester Unitedit në Real Madrid.

Mbrojtësi i krahut të majtë të Manchester Unitedit, Luke Shaw, ka qenë duke jetuar në shtëpinë e portugezit për një kohë të gjatë tani dhe ka paguar rreth 8 mijë euro brenda muajit, mirëpo tani portugezi dëshiron ta shesë përfundimisht atë.

 

Related posts

“SEKSBOMBA” SHFAQET PROVOKUESE/ Ish-e dashura serbe e Neymar “TËRBON” sërish fansat (FOTO)

Delo.autor

SENSUALE DHE SUPER SEKSI/ Belen surprizon fansat, pothuajse nudo në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

VJEN MË E “NXEHTË” SE KURRË/ Njihuni me tenisten kanadeze më seksi në botë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment