Futboll Sport

PAS SHKARKIMIT/ Mourinho: Thellësisht krenar që e kam udhëhequr Man Unitedin, besoj se…

Jose Mourinho e ka lëshuar një deklaratë zyrtare sa i përket shkarkimit të tij nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, duke thënë se është krenar për kohën që e kaloi me këtë klub dhe se disa nga njerëzit në këtë klub do të mbesin përgjithmonë shokë të tij.

Mourinho u shkarkua dje nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, pas dy sezoneve e gjysmë në këtë pozitë. Ai e humbi ndeshjen kundër Liverpoolit me rezultat 3-1, duke mbetur kështu 19 pikë larg liderëve.

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, tanimë është emëruar si trajner i përkohshëm deri në fund të këtij sezoni. Në maj të këtij viti, norvegjezi do të kthehet te klubi të cilin e drejtonte deri në dje, Molden.

“Kam qenë thellësisht krenar që e kam mbajtur logon e Manchester Unitedit që nga dita e parë që erdha këtu dhe besoj se të gjithë tifozët e Manchester Unitedit e kuptojnë këtë gjë. Si te dy klubet e mia paraprake, kam punuar me disa njerëz të mrekullueshëm dhe besoj se disa nga ta do t’i kem shokë për të gjithë jetën”, shkruhet në deklaratën e Mourinhos.

“E di se ju jeni të gjithë të vetëdijshëm se cilat janë principet e mia si profesionist. Çdo herë që mbyllet një kapitull, unë e shfaqi respektin tim më të thellë dhe nuk bëj asnjë koment për ish-kolegët e mia”.

“Shpresoj se mediat do ta respektojnë qëndrimin time dhe do të më lejojnë ta jetoj një jetë normal deri në momentin kur unë vendosi t’i kthehem futbollit. Urime Krishtlindjet”.

Related posts

Erzeni-Partizani, nesër shansi i dytë për titull për shijakasit

Sadik.Autor

SHKURTAJ KUNDËR REKIF HALILIT/ Futbollisti: I kam refuzuar me kohë, Vllaznia më ofroi…

Delo.autor

PRITET TË FIRMOSË ME PSG-NË/ Bashkëshortja e Messit poston pamjet në avion: Drejt një aventure të re (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment