Futboll Sport

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Ronaldo flet për trajnerin e ri: Solskjaer është një …

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e kishte përshkruar trajnerin e ri të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, jo vetëm si trajner të mirë, por edhe kishte thënë se ai ka një personalitet fantastik.

Pasi u pensionua nga karriera e tij si futbollist profesionit, Solskjaer e përfundoi kursin e UEFA-s për ta marrë licencën për trajner dhe fillimisht u bë trajner i ekipit të rezervave të Manchester Unitedit.

Përderisa ishte duke punuar në Carrington, ai e kishte kënaqësinë të punonte përkrah Ronaldos. Pesë-herë fituesi i Topit të Artë ishte pyetur në atë se çfarë mendonte për trajnerin norvegjez dhe portugezi kishte pasur vetëm komente të mira për të.

“Ai është shumë i mirë. E shikoj Olen edhe si njeri, dhe jo vetëm si një trajner tani. Ai është një djalosh fantastik dhe kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të”, kishte thënë Ronaldo për TV2.

Solskjaer është emëruar në pozitën e trajnerit të përkohshëm të Manchester Unitedit sot, pasi Jose Mourinho u shkarkua dje nga pozita e trajneri. Norvegjezi do të mbajë këtë rol deri në maj të këtij viti.

Ai kishte qenë sulmues i Manchester Unitedit për plot 11 sezone, gjatë të cilave i kishte fituar gjashtë tituj të Premierligës dhe një titull të Ligës së Kampionëve. Ai i kishte shënuar 126 gola në 366 paraqitje me klubin anglez.

Related posts

Fabregas: Messi apo Ronaldo? Ky është më i miri i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

Festivali i filmit/ E fejuara e NEYMARIT shkëlqen në Venecia, me linjat BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Sulmuesi Ngo: Mund të rikthehem tek “Bardheblutë”, ja cila skuadër është favorite

Delo.autor

Leave a Comment