Futboll Seria A Sport

“GURI I ÇMUAR” TEK INTERI I SË ARDHMES/ Ylli “ZIKALTËR” frymëzohet nga Lewandowski

Pikërisht në momentin kur sektori i të rinjve por furnizon me talente interesante ekipet e para të Seria A në Itali, nga akademia zikaltër Colidio, Merola dhe Zappa janë disa prej gurëve të çmuar që mund të shkëlqejnë tek Interi i së ardhmes, por mbi të gjithë qëndron një milenial për të cilin po flitet fshehurazi: Adorante.

Futbollisti i ditëlindjes 2000 është një sulmues që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Parmës, përpara se të bashkohej me akademinë e Inter, me zikaltërit që kanë monitoruar më nga afër cilësitë e yllit 18-vjeçar.

Pykë dinamike dhe teknike, të shumtë ata që e krahasojnë me Inzaghi për instiktin e tij vrasës dhe aftësinë e tij për të mos dhënë pika referimi mbrojtjes kundërshtare, ndonëse vetë futbollisti ka deklaruar se frymëzohet nga Lewandowski. Mes cilësive të tij spikat edhe sakrifica që e shtyn të japë kontributin e tij edhe në fazën mbrojtëse, si dikush i gatshëm të bëjë pis duart në situata të komplikuara.

Rrjedhimisht, bebi bomber po udhëheq të rinjtë zikaltër dhe goli i dhjetë në sezon kundër Chievos bën edhe më optimist klubin e Inter, i kënaqur që ka në akademinë e tij një kampion potencial.

Related posts

Largimi i Hysajt çështje orësh, Ançelotti gjen zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Tërbohen në Gjermani: Ja pozicioni grafik i arbitrave tek penalltia e Marcelos…

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 10 minuta lojë, Mahrez ndëshkon PSG-në me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment