Futboll Premier League Sport

NUK SHKON SIPAS PLANIT/ Chelsea bllokon largimin e mbrojtësit Christensen në…

Sezonin e kaluar ai ishte një titullar nën drejtimin e Antonio Conte-s, por tani është kthyer në një rezervë.

Që pas emërimit të Maurizio Sarri-t, sezoni i Andreas Christensen nuk ka shkuar sipas planit.

Qendërmbrojtësi i Chelsea-t do të luajë më tepër minuta dhe prandaj ka kërkuar një transferim larg Stamford Bridge.

Por 22-vjeçari duhet të presë. Sipas Sky Sport, ish-lojtari i Borussia Munchengladbach nuk lejohet të largohet në merakton e dimrit.

Së fundmi, për të është interesuar Barcelona që ka probleme me dëmtimet në mbrojtje.

Por danezi do të qëndrojë te Blutë e Londrës pasi Sarri e vlerëson dhe e do si një zëvendësues të denjë për David Luiz dhe Antonio Rudiger.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Chelsea – Inter: Zbllokohet sfida, anglezët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Dëmtimi? Barcelona vjen me këtë njoftim të rëndësishëm për Messin

Sadik.Autor

Dominojnë prej 1 dekade/ Ja gara për mënyrën e shënimit të golave (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment