Bundesliga Futboll Sport

I HABIT TË GJITHË/ “Heroi” Coman: Kam frikë të shënoj me kokë, golin ndaj PSG-së e bëra me…

Kingslei Koman ishte autori i golit të vetëm në finalen e Champions-it ndaj Parisit. Francezi tregoi për “Bild” se goli i shënuar me kokë në finale ishte më shumë fat sesa një meritë e tij.

Kjo pasi ai nuk shquhet për goditje me kokë për shkak se ka frikë të gjuajë në atë mënyrë. “E vërteta është se unë kam frikë të godas me kokë. Në stërvitje shokët e skuadrës shpeshherë më tallin pasi nuk di ta bëj një gjë të tillë.

Por në finale guxova dhe kur pashë topin në rrjetë, isha njeriu më i lumtur në botë. Nëse do të shohim me kujdes rastin, mund të dallohet qartë se në momentin kur godas topin i kam sytë të mbyllur”, tregon sulmuesi i Bajernit të Mynihut.

Related posts

BOSNJA KUNDËR INTERIT PËR DZEKON/ Zëvendëstrajneri nuk përmbahet: Fjalët e Inzaghit? Janë budallallëqe

Delo.autor

SULMON MANCHESTER UNITED/ Bomberi Ibrahimovic: Më mbajtën 1 euro nga paga për një lëng frutash

Delo.autor

Hamilton fiton provat zyrtare në Silverstone, ndjekin Vettel e Raikkonen

Isa.Autor

Leave a Comment