Futboll Premier League

Jurgen Klopp: “Nuk duhet të shpenzojmë të gjitha paratë e fituara nga shitja e Coutinho-s”

Livepool ishte një nga skuadrat që arkëtoi një shumë të madhe në arkat e sajë pas shitjes prej 160 milion euro të Coutinho-s tek skuadra e Barcelonës. Por “The Reds” nuk kanë ndërment të shpenzojnë të gjithë shumën e arkëtuar nga shitja e brazilianit gjatë merkatos së Janarit.

Në një konferencë për mediat britanike Klopp tha që unë ndihem mirë me lojtarët që kam në dispozicios dhe mendoj se largimi i Coutinho-s nuk do të ndjehet fare.

Tekniku gjerman ndër të tjera tha se: “Nuk po mendoj për parat në këto momente. Askush nuk më tha mua se unë duhet të mendoj për paratë, ne bëjmë zgjedhje të arsyeshme dhe mendoj se po i bëjmë mirë gjërat”.

“Ne do ti shpenzojmë shumën e fituar nga shitja e Coutinho-s vetëm nëse do të kemi një lojtar me të vërtetë të rëndësishëm për ta marrë në skuadrër gjatë merkatos së Janarit, përndryshe nuk duhet të bëjmë sikur jemi aktiv në merkato”.

Për sa i përket zëvëndësit të brazilinit rikthimi i Lallana mund të jetë ai që të mbushë hapësirat “boshe” të lëna nga ikja e 25-vjeçarit.

Kujtojmë se skuadra e Livepool gjatë merkatos së Janarit arriti të transferojnë në skuadër mbjotësin hollandez, Virgil van Dijk për shifrën rekord të 75 milion euro.

Related posts

E BUJSHME TEK INTERI/ Zbulohet biseda sekrete Marotta-Spalletti, ja për kë flitej…

Delo.autor

E BUJSHME/ Man United bën gati 60 milionë euro për yllin e Fiorentinës, nuk është Chiesa

Isa.Autor

NGA PORTA TEK SULMI/ Të paktën 51 emra të gatshëm për Kombëtaren. Ja pse Reja ka një super skuadër…

Delo.autor

Leave a Comment