Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ E KËRKOI REALI: ICARDI arrin marrëveshjen me klubin deri në vitin…

Mauro Icardi arrin marrëveshjen me drejtuesit e Inter, duke rinovuar kontratën me skuadrën zikaltër deri në vitin 2023, lajm që konfirmohet nga e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”. Sulmuesi argjentinas pritet të veshë fanellën e Interit deri në vitin 2023, duke shtyrë kështu kontratën e mëparshme. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodhë së shpejti, me sulmuesin që do të vazhdojë të jetë kapiteni i Interit edhe për shumë vite.

Duket se drejtuesit e Interit i kanë plotësuar mjaft kërkesa sulmuesit argjentinas, që në merkaton e verës është kërkuar disa herë nga Real Madrid, që e konsideronte si të rëndësishëm pas largimit të Cristiano Ronaldo. Por duket se kjo lëvizje e sulmuesit Icardi nuk do të ndodhë, pasi marrëveshja mes tij dhe klubit zikaltër është arritur. Pritet që nga marrëveshja e re edhe paga e sulmuesit të jetë më e mirë nga ajo aktuale.

Related posts

GOL PËR ÇMIMIN “PUSHKASH”/ Shqiptari i Dinamos së Zagrebit dhuron SPEKTAKËL (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Juventus, 7 tituj radhazi falë 10 blerjeve të goditura

Sadik.Autor

TRONDITET FUTBOLLI/ Lojtari akuzon klubin për TRUKIM ndeshjesh, na thonin ”mos luaj fort”

Isa.Autor

Leave a Comment