Futboll Premier League

Livepool drejt “goditjes” së madhe kërkon të transferojë “yllin” MADRILEN në “Anfield”

Real Madrid nuk po kalon një periudhë të mirë këtë fillim sezoni  ku në 18 javë kampionat ka “grumbulluar” 32 pikë dhe ndodhet në vendin e 5 në kampionatin spanjoll. Skuadra e Zinedin Zidan pas paraqitje të dobta po mendon që të bëjnë një rindërtim të skuadrës duke larguar disa nga yjet e saj.

I përfolur më i madh për një largim të mundshën është portugezi, Cristiano Ronaldo me oferta të shumta nga PSG apo Manchester United por ende nuk dihet si do të jetë “fati” i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Po sipas lajmeve më të fundit mediat britanike raportojnë dhe për një largim të mundshëm të mesfushorit gjerman të “Los Blancos”, Toni Kroos.

Për mesfushorin 28-vjeçarë ofetat e para kanë ardhur nga klubi anglez i Liverpool-it. Por kjo lëvizje sipas Goal.com është më e mundur që të ndodhe gjatë merkatos së verës.

Related posts

TRONDITËSE/ Ish lojtari i Barcelonës zihet në lokal për një grua, përfundon në spital

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Barazim pa gola, spektakli i vërtetë ndodh në tribunë (VIDEO)

Delo.autor

LAMTUMIRA EMOCIONUESE/ Pas 35 vjetësh MARCHISIO i thotë “mirupafshim” Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment