Futboll Seria A Sport

RONALDO KTHEHET NË MADRID/ CR7 mbikëqyr nga afër projektin e tij të ri (FOTO)

Një kthim në Madrid për Cristiano Ronaldo-n. Portugezi ka fluturuar ditën e sotme drejt kryeqytetit spanjoll, ku ka luajtur për nëntë vite me fanellën e Real-it.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një udhëtim nostalgjik të sulmuesit, i cili ka shkuar në Spanjë për të mbikëqyrur nga afër projektin e tij të ri.

Bëhet fjalë për inaugurimin e një hoteli të ri në Gran Via të Madridit. Struktura të tjera duhet të ndërtohen në Marrakesh, Nju Jork, Paris dhe Mançester.

“Jemi gjithnjë dhe më afër hapjes së hotelit tonë të ri në Madrid. Më ndiqni për më shumë detaje”, ka shkruar CR7 në Instagram.

Related posts

Njëri bën gati valixhet, ja si mund të ndryshojë sulmi i Milanit

Sadik.Autor

Suarezi kualifikon matematikisht Uruguain dhe i bën “nder” Rusisë në Grupin A (RENDITJA)

Isa.Autor

Merkato e ‘çmendur’, rekorde të thyera nga klubet dhe lëvizje të emrave të njohur (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment