Futboll La Liga Sport

REAL MADRIDI NË “DUEL”/ Ylli i Dortmundit Sancho tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha europiane

Me paraqitjet e tij te Borussia Dortmund, Jadon Sancho është duke u bërë njëri nga sensacionet e futbollit evropian.

18-vjeçari erdhi nga akademia e Manchester Cityt dhe tani po shkëlqen me fanellën e Dortmundit në Bundesligë, kështu duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Përveç Realit, për Sanchon interesim ka shfaqur Barcelona e Bayern Munichu.

Klubi mbretëror në kohën e fundit po tenton që të sjellë në “Bernabeu” lojtar të rinj, dhe së fundi i ka drejtuar sytë kah Sancho, i cili po kalon një kohë të mirë te klubi gjerman.

Në 24 paraqitje të tij në këtë stinor, Sancho ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asistime në të gjitha garat.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Tirana shpallet zyrtarisht kampione, fiton titullin e 25-të pas 11 vitesh

Delo.autor

FORMACIONET/ Ronaldo nis aventurën me Juven në Champions, ja si rreshtohen ekipet në ndeshjet e para

Isa.Autor

PEREZ BËN NDRYSHIME RRËNJËSORE / 6 blerje për 4 pozicione dhe 4 lojtarë sigurojnë qëndrimin, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment