Gossip

SHAKIRA PO “PAGUAN” HALLET E PIQUES/ Këngëtarja nuk po pëlqehet më në Spanjë pas…

Pique është pika e dobët e Shakirës, pasi ajo po paguan një çmim të lartë për të qëndruar me bashkëshortin e saj.  Sipas “El Mundo”, një kompani që mat indeksin e reputacionit ka zbuluar se bashkëshortja e Pique, nuk pëlqehet më në Spanjë. Kompania ka dalë në konkluzion se suksesi i imazhit të këngëtares nuk është më ai i dikurshmi të paktën në territorin spanjoll. Sipas kompanisë së specializuar në matjen e indeksit të imazhit të personazheve publike, këngëtarja nga vitin 2010 e deri më sot ka humbur “shkëlqimin e saj”.

Në vitin 2010-të, Shakira pati një sukses të jashtëzakonshëm me këngën e saj Waka Waka, në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, aty ku u njoh edhe me mbrojtësin e Barcelonës, Pique, i cili fitoi edhe kupën e botës me Spanjën. Por nga 2010 deri në 2014-tën indeksi i popullaritetit të Shakirës ka rënë me 20%, kjo është reflektuare edhe në rënien e shitjeve të CD-ve dhe rënien e numrit të koncerteve. Sipas “El Mundo” marrëdhënia mes futbollistit dhe këngëtares ka prishur ekuilibrat e imazhit të saj në Spanjë.

Ndërsa në Amerikën Latine, Shakira vazhdon të ketë sukses falë bashkëpunimeve me Carlos Vives, Maluma, dhe Nicky Jam.

Related posts

E FRIKSHME/ Baloteli hidhet si “i çmendur” në pishinë, ja gjendja e sulmuesit (VIDEO)

Isa.Autor

PUTHJE APASIONANTE NË JAHT/ Nipi i Gianni Agnellit pikaset me të dashurën e re (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON TË MAHNISË ME LINJAT E SAJ TRUPORE/ Tifozja e Romës shfaqet me BIKINI dhe “TËRBON” fansat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment