Futboll Sport

SHËNOI MË SHUMË GOLA/ Bale fitues i “Topit të Artë” në Kupën e Botës për Klube

Gareth Bale është shpallur fitues i Topit të Artë në Kupën e Botës për Klube, pasi shënoi më së shumti gola, tri në total, në këtë turne.

Real Madridi e fitoi Kupën e Botës për Klube 2018 pjesërisht falë uellsianit, i cili realizoi het-trik në fitoren e Los Blancos ndaj Kashima Antlers në gjysmëfinale.

Ai u shpërblye për këtë duke marr çmimin për më të mirin e këtij turneu, pas ndeshjes finale ndaj Al Ain, të cilën Madridi e fitoi bindshëm 4-1.

Caio i Al Ain ishte i dyti ndërsa Rafael Santos Borre i River Plate i treti.

Related posts

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” nuk dinë të ndalen, shënon Pique

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ “I patremburi” Gattuso stepet, tregon vështirësitë me COVID-19

Delo.autor

Messi nuk e dëshiron te Barça/ Griezmann po transferohet drejt një tjetër klubi

Delo.autor

Leave a Comment