Futboll Sport

E BUJSHME/ Mourinho merr drejtimin e gjigantit gjerman që në janar

Qëndrimi i Jose Mourinho jashtë botës së futbollit mund të zgjasë shumë shkurt.

Trajneri portugez që u shkarkua nga Manchester United, shumë shpejtë mund t’i rikthehet futbollit, duke u ulur në stolin e një skuadre të madhe.

Është Bayern Munich që dëshiron të angazhojë trajnerin 50 vjeçar, për të zëvendësuar trajnerin aktual Niko Kovaç.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Don Balon’, që shkruan se bavarezët po përgatiten për ndryshime të mëdha në skuadër, duke filluar nga trajneri e deri të disa lojtarë.

Ndryshimet do të fillojnë me largimet e veteranëve Arjen Robben dhe Franck Ribery, për të vazhduar me Thomas Muller i cili është larg formës së mëparshme, pa harruar edhe Javi Martinez, Jerome Boateng dhe Mats Hummles.

Transferimi i parë i Jose Mourinhos te Bayern Munich mund të jetë Lucas Hernandez i Atleico Madrid, për të cilin gjermanët do të paguanin deri 80 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Tirana-Flamurtari, Doka kalon bardheblutë në avantazh

Delo.autor

STUDIMI I FIFAS MBI ZHVILLIMIN E BOTËRORIT ME DY VITE/ Southgate: Nuk do të ishte dhe aq e çuditshme…

Delo.autor

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ France Football” zbulon pesë kandidatët e parë

Isa.Autor

Leave a Comment