Futboll Seria A

Duel SHQIPTARËSH, Hysaj dhe Berisha “përplasin”  dhëmbët ditën e sotme

Do të luhet ditën e sotme ndeshja midis Atalantës dhe Napolit e vlefshme për javën e 21 të kampionatit Italian. Atalanta-Napoli është një “duel” Shqiptarësh ku përpallë do të jenë “gardiani” i Atalantës dhe kombëtarës Etrit Berisha.

Ndërsa nga kampi tjetët Berisha do të ketë përball skuadrën e Maurizio Sarrit ku luan dhe mbrojtësi i komëtares Elseid Hysaj.

Të dyja skuadrat po kalojnë një formë të mirë këtë sezon në Seria A. Skuadra nga Bergamo po zhvillon një sezon fantastik, ku në 20 javë kampionat ndodhet në vendin e 7 me 30 pikë me pikë të barabarta me Sampdorian që ndodhet në vendin e 6.

Ndërsa skuadra e Elseid Hysaj ndodhet e pozicionuar në vendin e parë në kampionat me 51 pikë të “grumbulluara”, 1 pikë më pak se vendi i dytë i cili mbahet nga Juventusi.

Ko është një ndeshje e rëndësishme për të dyja “kampet”, ku secili prej tyra ka qëllime të ndryshme. Atalantës i duhet fitorja për të siguruar një vend në zonën për të marrë pjesë në ligat e Europe-ës.

Ndërsa skuadra e Sarrit është nën presion për vendin e parë në kampionatin Italian sepse “Zonja e Vjetër” ndodhet vetëm një pikë larg Napolitanëve.

Ndeshja do të luhet ditën e sotme në orën 12:30.

 

Përgatiti /Alpenews.al/

Related posts

GOLI/ Milani kalon në avantazh ndaj Lecces, ja kush shënon

Delo.autor

Agjenti i Ronaldos duket i sigurt: Ronaldo e mbyll karrierën e tij fantastike tek…

Isa.Autor

XAVI TEK BARCELONA? Ja super skuadra që mund të ketë në dispozicion

Delo.autor

Leave a Comment