Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET TEK JUVENTUS U-23/ Pirlo: Këtu mund të bëj ëndrrat realitet!

Juventus prezantoi zyrtarisht Andrea Pirlo si trajnerin e ri të Juventus U-23 këtë pasdite. Ish-mesfushori kthehet te bardhezinjtë pas 5 vitesh, por në një rol ndryshe! Në konferencën për shtyp ishte edhe drejtori sportiv Paratici dhe presidenti Andrea Agnelli.

Pirlo: 'Torno in famiglia, tutti sognano di fare come Guardiola e ...

“Jemi të lumtur dhe krenar që kemi Pirlo me ne në projektin e U-23. Ishte një projekt i lindur dy vjet më parë për të cilin kujdesemi shumë. Kemi synimin t’i bëjmë fëmijët tanë të rriten dhe ngadalë t’i bëjmë ata të arrijnë në ekipin e parë. Unë besoj se Andrea është njeriu i duhur për ta bërë këtë”, fjalët e Andrea Agnelli në konferencën për shtyp.

“Ne zgjodhëm Andrea sepse e takuam. Përtej aspekteve të tij teknike, mund të themi se është një shembull për profesionin e futbollistit, për drejtësi, seriozitet dhe profesionalizëm, karakteristika që duam të shohim te djemtë tanë të rinj”, ishin fjalët e Paraticit.

Mbi këtë aventurë foli edhe vetë Pirlo: “Së pari dua të falënderoj presidentin dhe drejtuesit e Juventusit që më kanë lejuar të kthehem në këtë familje. Shpresoj që si trajner të mund të rikthejë karrierën në futboll. Ambiciet dhe objektivat janë të njëjta, është një punë e re por unë e kuptoj që kjo është rruga e duhur. Kam ëndrra në kokën time dhe mendoj se jam në vendin e duhur për t’i arritur ato “.

Related posts

ARMANDO BROJA PARTNER SULMI ME CRISTIANO RONALDON? Në Angli diskutohet hipoteza e bujshme

F.autor

PËRFLITET SI TRAJNER I AEDHSHËM I NJË KLUBI NË EUROPË/ Mourino pranon: Mund të trajnoj këtë ekip të klasit botëror

Delo.autor

ZBULON TAKTIKËN E VEÇANTË ME KUMBULLËN/ Mourinho: Hyri me buzëqeshje për të markuar… portierin

Delo.autor

Leave a Comment