Futboll Sport

I ZBULOI FORMACIONIN/ Spaleti bën “SHERR” përpara ndeshjes me gazetarin

Që do të ishte një ditë e keqe për Luçiano Spaletin, kjo mund të kuptohej që nga atmosfera e krijuar përpara ndeshjes mes Interit dhe Kievos.

Siç raporton “La Repubblica”, përpara nisjes së takimit në orën 18:00 të shtunën, trajneri i zikaltërve kishte kryqëzuar me një ton aspak miqësor një gazetar, “fajtor” që kishte zbuluar formacionin e saktë të Interit pak orë përpara ndeshjes.

Një sjellje kjo që pavarësisht se nuk është diçka e re për trajnerin toskan, tregon se ndoshta ai e kishte kuptuar se çfarë dite e priste në Verona, duke parë në veçanti edhe situatën në klasifikim të formacionit të Domeniko Di Karlos. Golit të Ivan Perisiçit në minutën e 39-të iu përgjigj veterani Serxho Pelisier në minutën e 91-të, duke rrëmbyer një pikë të artë për skuadrën e tij në “Bentegodi”

Related posts

Ndeshja ndaj Juves, flet Di Francesco: Ata janë të pamëshirshëm

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Buffon kthehet në Juventus?

F.autor

“LUFTA NË UKRAINË NA KA TRONDITUR”/ Nagelsmann: Nuk është e lehtë për të folur për futboll në një kohë të tillë

Delo.autor

Leave a Comment