MMA Sport Të tjera

NJË VIT NGA VDEKJA E BABAIT/ Ish-kampionit të botës Khabib poston mesazhin prekës në rrjetet sociale (FOTO)

Ka kaluar një vit nga vdekja e Abdulmanap Nurmagomedov, babai i ish-kampionit të botës në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov. Ai u infektua nga Covid-19 dhe më pas ndërroi jetë. Një ngjarje që asokohe shtyu rikthimin në kafaz të rusit kampion bote në peshën e lehtë, që dueloi për herë të fundit në tetor dhe më psa u tërhoq nga sporti (29 fitore, 0 humbje).

“Sot bëhet një vit që babai im nuk është më. Kjo ngjarje ka rritur më tej besimin tim se në këtë botë ne nuk zotërojmë asgjë, as fëmijët, as prindërit e as pronën. Gjithçka që kemi është e përkohshme”, shkruan rusi në rrjetet sociale për babanë e tij, një prej trajnerëve më të suksesshëm në sportet luftarake.

“Të gjitha gjërat i përkasin vetëm Allahut dhe tek ai do të rikthehemi, lidhni zemrat tuaja me Allahun, qëndroni vetëm me Të sepse do të vijë një ditë kur të gjithë do të futemi në varr, ku do të jemi vetëm, ku miqtë tanë, të afërmit, pasuria dhe miqësitë nuk do të jenë atje, vetëm veprat tona”, shkruan Khabib, që babanë e kishte edhe trajner.

Related posts

PAS LAMTUMIRËS NGA JUVENTUS/ Pirlo është gati të kthehet në stol, kontaktohet nga presidenti i klubit…

Delo.autor

TMERRI SERB/ SHAQIRI flet për herë të parë për mungesën në Beograd. Ja deklarata BEFASUSE

Isa.Autor

CHAMPIONS/Olainka i pafat, shënon autogol dhe i jep avantazhin Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment