Futboll Premier League Sport

​SHKARKIMI I PORTUGEZIT/ Ylli i Man Unitedit: Mos e fajësoni Mourinhon

Fitorja e Manchester Unitedit me rezultat 5-1 kundër Cardiffit bëri që të vihet edhe më shumë në dyshim puna që kishte bërë Jose Mourinho me skuadrën e tij gjatë këtij sezoni, mirëpo Nemanja Matic ka thënë se nuk duhet të fajësohet portugezi për rezultatet e këqija.

Manchester Unitedi arriti ta sigurojë një fitore me rezultat 5-1 në ndeshjen e parë me trajnerin e ri, Solskjaer. “Djajtë e kuq” e dominuan plotësisht ndeshjen kundër Cardiffit.

Mourinho u shkarkua të martën pas disfatës që pësoi kundër Liverpoolit me rezultat 3-1, duke mbetur 19 pikë larg tyre në tabelën e Premierligës. Drejtuesit e klubit nuk ishin të kënaqur me portugezin edhe për shkak të deklaratave negative të tij, të cilat bënin që në klub të mbizotëronte një atmosferë e keqe.

“Nuk e di se çfarë ndryshoi në Cardiff. Kjo është një pyetje në të cilën askush nuk ka nevojë të japë përgjigje, por jemi të sigurt se ne do të vazhdojmë, do të luftojmë për të arritur sa më shumë”, ka thënë Matic.

“Ky është futbolli. Në futboll kjo gjë ndodh nganjëherë. Ne e dimë gjithashtu se nuk është faji vetëm i trajnerit kur rezultatet nuk janë të mira. Por, ky është futbolli dhe ne duhet të vazhdojmë, të luftojmë për klubin”.

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, e kishte mbajtur një takim me futbollistët e klubit para se ta merrte vendimin për shkarkimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit. Në këtë takim, vetëm Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic ia mbajtën anën portugezit, raporton The Mirror.

Related posts

YLLI I FUTBOLLIT ITALIAN/ Sandro Tonali: Do të doja të punoja me Gattuson

Delo.autor

LLOGARITË NË NATIONS LEAGUE/ Kreu i grupit, jo më në “dorën” e Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN TEK “LOS BLANCOS”/ Ancelotti: Ja kush ishte fajtori që e paguajta shtrenjtë

Delo.autor

Leave a Comment