Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Keita: Interi duhet të nënshkruajë me mua

Keita Balde ka thënë se ka për të treguar më shumë me fanellën e Interit, dhe sipas tij klubi duhet ta transferojë atë përfundimisht.

Sulmuesi erdhi në formë të huazimit nga Monaco gjatë verës me mundësi blerje për 30 milionë euro.

“Kam imagjinuar se ky është një klub i madh, dhe prej se jam këtu kështu e kam gjetur”, ka thënë Balde.

“Që prej se kam qenë fëmijë i kam shikuar dy klubet nga Milani. Babi im e pëlqente shumë treshen holandeze, mirëpo unë ishe më shumë i interesuar në Adrianon, Martinsin dhe Ibrahimovicin”.

“Duhet ta shihni më të mirën prej meje, të themi se tani jam në 60 ose 70 përqindëshin tim. Interi duhet të nënshkruajë me mua”.

“Jam shumë i entuziazmuar dhe dua ta ndihmojë skuadrën që të rritet”.

23-vjeçari në këtë stinor me Interi ka tre gola dhe dy asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Related posts

Flamurtari-Kamza/ Bicaj lë skuadrën me 10 vetë, Plaku shënon edhe të dytin

Q.Autor

FITORE E MERITUAR/ Debutim me sukses për Çelën me Kastriotin, krutanët mposhtin kampionët e Superiores

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Të gjithë të “çmendur” pas Carvalho, menaxheri Mendes zbret personalisht në fushë

Delo.autor

Leave a Comment