Bundesliga Futboll Sport

NUK DO TA BESONI/ Rummenigge sponsorizon ish-futbollistin e vet për trajner

Kryetari i bordit drejtues të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, përmes një interviste të botuar sot në “Kicker”, ka shprehur dëshirën e tij për ta parë kthimin e Xabi Alonso në ekip, këtë herë si trajner.

Ish-spanjolli ndërkombëtar, i cili e mbylli karrierën e tij profesionale në klubin bavarez, pas eksperiencave me Liverpool dhe Real Madridi, është duke studiuar për të marrë titullin e trajnerit dhe për të hapur një fazë të re në karrierën e tij.

Unë dëshiroj që ai të kthehet te Bayerni, në një moment, si trajner – thotë Rummenigge. – Sipas mendimit tim, Xabi rrezaton një autoritet natyral, ka për t’u bërë trajner fantastik. Flet disa gjuhë, ka një personalitet të jashtëzakonshëm.

Kur ishte futbollist, ai qarkullonte të gjithë topat, i shpërndante ato në mënyrë magjike, nganjëherë ngadalësonte ndeshjen, ndonjëherë e përshpejtonte atë. Xabi mendonte dhe luante shpejt“.

Xabi Alonso luajti tri sezone për Bayern Munich, në periudhën 2014-2017. Me fanellën e gjigantëve bavarezë regjistroi 79 ndeshje dhe shënoi 5 gola.

Related posts

“PLAS” SI NË FILMA/ Pistoleta në kokë menaxherit të Armando Sadikut pas… (VIDEO)

F.autor

Messi flet hapur/ Ja çfarë sakrifikon nga Barcelona për Kupën e Botës me kombëtaren

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk bindi me paraqitjet e tij, Real Madrid ndërpret kontratën me lojtarin… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment