Futboll Sport

TRAGJIKE/ Pas vdekjes së babait dhe xhaxhait të tij nga COVID-19, ndërron jetë futbollisti 25-vjeçar…

Deibert Frans Roman Guzmán bëhet futbollisti i parë, që vdes nga COVID-19. Boliviani, 25 vjeç, aktualisht në radhët e klubit universitar Beni, vdiq në fillim të kësaj jave, duke e humbur luftën me Koronavirus, siç konfirmohet nga burime federale. Tragjedia është vërtet e madhe, pasi edhe babai e xhaxhai i tij, me të cilët ndante vendbanimin, kishin vdekur për shkak të kësaj sëmundjeje.

Guzmán bëri karrierë në kategoritë e ulëta të ekipit bolivian dhe ishte afër nënshkrimit me Nacional Potosí. Sipas raporteve të shtypit lokal, futbollisti jetonte në lagjen Paititi, bashkë me babanë e tij, Belisario Roman, ish-presidentin e klubit, dhe xhaxhanë. Luis Carmelo Román, menaxher i Deportivo Perejique, gjithashtu vdiq nga kjo sëmundje.

“Federata Boliviane e Futbollit shpreh ngushëllimet e sinqerta për miqtë dhe familjen e Deibert Roman Guzmán. Ne i kërkojmë Zotit t’iu japë forcë familjarëve e të afërmve në këtë periudhë të vështirë”, – shkroi Angel Suárez, presidenti i Federatës Boliviane të Futbollit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Finlandë-Itali. Rezultati 1-1

Delo.autor

Kërcënime ndaj drejtuesve të Luftëtarit në Kamzë: Lini ndeshjen se…

Sadik.Autor

PENALLTIA E GABUAR QË U SHNDËRRUA NË GOL/ Ish-gjyqtari Juan Andujar Oliver: Arbitri gaboi rëndë, nuk duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment