Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ ​”Djajtë e Kuq” ofronjë 60 milionë euro për yllin e Juventusit

Manchester Unitedit tashmë e ka përgatitur ofertën prej 60 milionë eurosh për anësorin brazilian të Juventusit, Douglas Costën, mirëpo raportohet se ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga kampioni italian.

Sipas raportimeve të përditshmes spanjolle, AS, “Djajtë e kuq” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 60 milionë euro për Costën gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Juventusi është i gatshëm ta pranojë këtë ofertë nëse Manchester Unitedit pranon t’ia shesë Paul Pogbën.

Megjithatë, Calciomarcato.com pretendon se braziliani 28-vjeçar tani i ka telefonuar personalisht drejtuesit e Juventusit për t’ua shprehur atyre dëshirën që të qëndrojë edhe më tutje pjesë e skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Mediat e tjera italiane raportojnë se edhe Juventusi dëshiron ta mbajë Costën pasi që trajneri Allegri e konsideron atë si një pjesë shumë të rëndësishëm për projektin e tij, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Costa është vetëm opsioni i katërt për pozitën e tij në skuadrën e Juventusit dhe ka mundësi që ai të ndryshojë mendje për të ardhmen e tij varësisht nga oferta e klubit anglez.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ ANGLISË/ Hysaj: Hymë me frikë në fushë, rasti i Uzunit mund të ndryshonte ndeshjen

Delo.autor

Brazil-Serbi/ FIFA zgjedh mesfushorin e “seleçaos” lojtarin e ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

“KRENAR QË U KTHEVA PËRSËRI”/ Allegri prezantohet para gazetarëve, “shenjtëron” Ronaldon dhe Dybala

Delo.autor

Leave a Comment