Futboll La Liga Sport

ATLETICO TRIUMFON ME GOLEADË/ Dopietë dhe asist për Suarez në debutim

Luis Suarez ka debutuar me fitore tek Atletiko Madrid, pasi këta të fundit fituan thellë në shtëpi 6-1 ndaj Granadës. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Atletikos falë golit të Kostës që në minutën e 9-të, edhe pse Saul në minutën e 16-të kishte mundësinë të dyfishonte rezultatin por gaboi nga penalltia.

Në fraksionin e dytë të lojës, Atletiko shënoi edhe pesë herë të tjera. Korrea shënoi në minutën e 46-të pas asistimit të Feliksit. Më pas në minutën e 65-të ishte rradha e potugezit të shënonte vetë. Në minutën e 70-të Suarez u fut në lojë duke bërë kështu debutimin me skuadrën e re. Menjëherë uruguajani la shënjën e tij, pasi asistoi në fillim për Lorenten që shënoi golin e katërt.

Por Lorente i’a ktheu nderin, pasi ishte ai që asistoi për Suarezin që gjeti golin në debutim në minutën e 86-të. Granada shënoi golin e nderit një minutë më vonë me anë të Molinës. Por Suarez nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi në fundin e takimit shënoi dhe golin e dytë personal dhe të 6 për Atletikon.

Related posts

E PABESUESHME NË “KATAR 2022″/ Ja momenti kur Ilicic i kundërpërgjigjet Rusisë me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ SHPËRHTEN Costa: E PËSHTYVA Di Francescon sepse me tha…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ JUVENTUSI pëson HUMBJE 19 milionë Euro prej RONALDOS…

Isa.Autor

Leave a Comment