Futboll La Liga Sport

I FRYMËZUAR NGA “PLESHTI”/ ​Kompozitori i famshëm ia dedikon një koncert të tërë Messit

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ishte tema e një koncerti të kompozitorit të famshëm, Daniel Pacittit, i cili e krijoi një vepër të tërë muzikore i frymëzuar nga paraqitjet mbresëlënëse të Messit.

Pacitti e organizoi një koncert për ta nderuar futbollistin e tij të preferuar dhe idhullin e tij, Messin. Vepra e tij përbëhej nga tri pjesë kryesore: Arrabal, Remembranzas dhe Tangool.

Në një deklaratë të dhënë për të përditshëm spanjolle, Marca, kompozitori Pacitti shpjegoi arsyen që e shtyu atë t’ia dedikonte këtë koncert Messit.

“Për shkak të magjisë së tij të jashtëzakonshme dhe virtyteve të tij të një superheroi, mençurisë së tij të mrekullueshme dhe profesionalizmit të tij, si dhe cilësive shembullore të shpirtit të tij dhe përulësisë”, ka thënë Pacitti.

“Ne ia dedikojmë këtë koncert njërin nga yjeve më të jashtëzakonshëm të sportit të të gjitha kohëve, Lionel Messit”.

Related posts

Cristiano Junior NUK I NGJANË babait/ 4 gola në debutimin me U-9 të JUVES

Isa.Autor

TALENTI PREMTUES/ I pabesueshëm, fenomeni Vinicius Junior i shpjeguar në shifra

Isa.Autor

“KA QENË JASHTË BUXHETIT TONË…”/ Rummenigge zbulon arsyen pse Messi nuk mund të luajë tek Bayern

Delo.autor

Leave a Comment