Futboll Premier League

DËSHTON KUNDËR BRIGHTONIT/ Një barazim që mund të bëj Arsenalin të humbasë vendin e katërt

Arsenali ka dështuar për të fituar sot kundër Brightoni, një barazim që do bëj që Arsenali të humbet në garë për vendin e katër që dërgon në Ligë të Kampionëve, në rast se fiton Chelsea.

Arsenalin nuk e ka këndellur fitorja kundër Burnleyt pasi që sonte kanë barazuar kundër Brighton & Hove Albion më rezultat 1-1.

Arsenali e filloi mirë këtë takim pasi që arriti që të shënoi qysh në minutën e shtatë me anë të Pierre Emerick Aubameyang.

I njëjti pati edhe një mundësi në minutën e 25-të për të shënuar golin e dytë por edhe pse ishte ballë për ballë kundër portierit nuk arrin që të shënoi.

E pas 10 minutave një gabim në mbrojtje i Arsenalit i kushtoi atyre me gol pasi që shënoi Locadia.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasit ishin më të mirë dhe nëse do të ishin më të kujdesshëm do të fitonin këtë ndeshje.

Ndërkohë, Arsenali, i cili edhe në këtë ndeshje startoi pa disa nga mbrojtësit e tyre më të mirë, nuk arriti që të rrëzikoi më portën kundërshtare.

Pas këtij barazimi Arsenali ngritët në pozitën e katër më 38 pikë, një më shumë se Chelsea që sonte luan kundër Ëatfordit si mysafirë.

Related posts

NDESHJA E SHTYRË NË KUPËN E ITALISË/ Milani u tërbua duke pritur, “kuqezinjtë” qëndruan në autobus deri në…

Delo.autor

PRESIDENTI AGIM ADEMI JEP LAJMIN: Kosova me trajner gjerman

F.autor

Juventusi nuk heq dorë nga dy veteranët, u ofron zgjatje kontrate

Q.Autor

Leave a Comment