Futboll La Liga Sport

KRIZA TEK MADRID/ Solari drejt largimit, në derën e “Los Blancos” “troket” një idhull i tifozerisë

Pas disfatës që ekipi i Real Madrid pësoi dje në kampionat, ku u mund në fushën e tij 2-0 nga Real Societad, duket se orët e trajnerit Santiago Solari në krye të ekipit “merengues” janë të numëruara. Zhgënjimet e fundit po e trondisin mjaftueshëm pozicionin e trajnerit argjentinas, që mund të shkarkohet shumë më shpejt nga sa mendohej. Madje që në janar. Sipas mediave spanjolle, Solari mund të largohet edhe brenda kësaj jave.

Sipas mediave britanike  presidenti Florentino Perez ka kontaktuar me trajnerin portugez Jose Mourinho, për ta rikthyer në “Santiago Bernabeu”, aty ku ai preferohet shumë nga tifozeria. Mourinho është aktualisht pa skuadër, pas shkarkimit një muaj më parë nga detyra e trajnerit të Manchester United dhe ky transferim mund të kryhet ditët në vijim, me portugezin që do të jetë trajneri i tretë i Real Madrid i këtij sezoni.

Related posts

TËRBOHEN TIFOZËT E BAYERN/ Blerja më e shtrenjtë në histori të klubit rrezikon seriozisht sezonin

Delo.autor

BEFASIA E MADHE/ Dorian Kërçiku bëhet “tradhtar”, zyrtarizohet te Partizani

Delo.autor

MUNGOI NË SFIDËN CHAMPIONS NDAJ LEIPZIG/ Messi zbarkon në Madrid. Ja çfarë po ndodh me argjentinasin…

Delo.autor

Leave a Comment