Futboll Premier League Sport

YLLI I “SKENËS” SË MAN UNITED/ Solskjaer: Skuadra po ndërtohet rreth këtij lojtari…

Ole Gunnar Solskjaer thotë se Manchester United po kërkon të ndërtojë një ekip rreth mesfushorit Paul Pogba, një lojtar që ai e konsideron si “një nga më të mirët”.

Ndërkombëtari i Francës ka qenë ylli i “skenës” në dy ndeshjet e para të trajnerit të ri, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asiste. Kthimi i Pogba në formë vjen pas muajsh kritika nën drejtimin e Jose Mourinhos, por trajneri i ri është i sigurt se fituesi i Kupës së Botës ka gjithçka duhet për t’u bërë një yll në “Old Trafford”:

“Unë mendoj se Paul është një lojtar i nivelit të lartë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por edhe një njeri i madh. Ne jemi duke kërkuar të ndërtojmë një ekip përreth tij, sigurisht, por ka kaq shumë lojtarë cilësorë në këtë ekip“.

Related posts

Goditje e bujshme nga klubi i Superligës Kosovare, arrin akordin me mbrojtësin fierak

Isa.Autor

JUVENTUS-PARMA/ “Zonja e Vjetër” dyfishon shifrat, shënon Rugani

Delo.autor

Conte zbulon të pa thënën! Ja pse sot Salah është në top-formë!

Sadik.Autor

Leave a Comment