Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Pique pritet të pensionohet në vitin 2020 për t’u bërë…

Gerard Pique do të pensionohet në vitin 2020 sipas Mundo Deportivo.

Qendërmbrojtësi spanjoll dëshiron që të bëhet president i Barcelonës, dhe për këtë ai do të pensionohet në vitin 2020 për ta marrë rolin në vitin 2021.

Pique ka qenë pjesë e klubit nga vitit 1997 deri më 2004 me të rinjtë para se të kalonte te Manchester Unitedi, mirëpo u kthye në “Camp Nou” në vitin 2008 për t’u bërë njëri ndër lojtarët kyç të skuadrës katalonase.

Pique u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës pas eliminimit nga Botërori në Rusi gjatë verës.

31-vejçari ka shënuar pesë gola në 22 paraqitje të këtij stinori në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës.

Related posts

U MBYLL SEZONI NË 5 LIGAT KRYESORE/ Njihuni me formacionin më të mirë në Europë, ja befasitë të mëdha (FOTO)

Delo.autor

NUK I PËRMBAJTI NERVAT/ Shikoni se çfarë bëri sulmuesi i Interit ndaj lojtarit të Milanit (VIDEO)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Shamrok mposht në frymën e fundit Teutën falë talentit Emak

Delo.autor

Leave a Comment