Paul Pogba sigurisht që ka shumë për t’u ngazëllyer në këtë fundviti, për ta nisur 2019-ën krejt ndryshe. Lufta e tij e heshtur me Jose Mourinhon përfundoi me shkarkimin e këtij të fundit nga stoli i Manchester United. Por, ndeshja e fundit e “Djajve të Kuq” kundër Huddersfield, ku shënoi dy gola, ka zbuluar edhe një lajm sensacional për francezin kampion bote. Ai do të bëhet së shpejti edhe baba.
Partnerja e tij mahnitëse, 25-vjeçarja Maria Salaues, u fotografua me barkun e rritur, çka tregon se pret një bebe. Ajo nuk u mundua fare ta “fshihte” këtë fakt, teksa u gjend para fotografëve, duke hyrë në “Old Trafford”, në ndeshjen e fundit të Premier League.
Bukuroshja boliviane, 23 vjeçe, mbante veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe poshtë saj një fanellë të verdhë, e cila tregonte qartë se është shtatzënë.
Në fakt, Paul Pogba nuk është babai i vetëm, që pret beben e parë në dhomën e zhveshjes së “Djajve të Kuq”. Edhe Viktor Lindelof dhe gruaja e tij, Maja, së shpejti do të bëhen prindër.