Futboll Seria A

PAS FITORES NDAJ SAMPDORIAS/ Ronaldo bën histori në Serie A

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është bërë golashënuesi portugez më i mirë në një sezon të vetëm, duke shënuar 14 gola.

Ronaldo sot shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Juventusit ndaj Sampdorias në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Portugezi ka më së shumti gola deri më tani në këtë stinor të Serie A-së, gjithsej 14.

Rui Barros ishte golashënuesi më i mirë për “Zonjën e Vjetër” duke shënuar 12 gola në stinorin 1988-1989, mirëpo sot këtë rekord e mban Ronaldo.

Kurse, Rui Costa mbetet portugezi me më së shumti gola në Serie A, gjithsej 50 me Fiorentinën e Milanin.

Related posts

U PREZANTUA SOT TEK REALI/ Braziliani shpërthen në lot: Gjithçka e kam arritur falë… (VIDEO)

F.autor

POSTON FOTON PREKËSE NË ’97 DHE SOT/ Jurgen Klopp: Çfarë është futbolli pa Kosovën…

Delo.autor

“LAUTARO MARTINEZ BËRI MIRË QË QËNDROI TEK INTERI”/ Ish-sulmuesi zikaltër: Do të bëhet i madh

Delo.autor

Leave a Comment