Futboll Premier League

Klopp: Asnjë nga lojtarët e mi s’do ta bënte atë që po bën Sanchez

Jurgen Klopp ka dhënë mendimin e tij në lidhje me transferimin e mundshëm (pothuajse i sigurt) të Alexis Sanchez te Manchester United dhe ka thënë se ai nuk do ta shiste kurrë një lojtar të tijin te një ekip rival në mes të sezonit.

“Asnjë lojtar i Liverpool nuk do ta bënte këtë dhe jo sepse e themi ne, por për shkak të përkushtimit ndaj klubit. Asnjë nuk do të transferohej te një skuadër tjetër e Premier League gjatë sezonit. Jam i bindur për këtë. Është e pamundur”.

Në lidhje me Liverpool, që të hënën në mbrëmje do të luajë të kundër Sëansea-s, Klopp ka thënë: “Po punojmë në drejtimin e duhur. E di mirë se jemi shumë larg të qenit perfekt, por jemi në rrugën e duhur”.

Related posts

43-VJEÇARI ÇUDIT BOTËN/ Portieri Buffon zgjedh klubin e ri për të shkuar në Botërorin e Katarit

Delo.autor

“NUK JANË…”/ U tallën me veshjen e djalit të tij, Cristiano iu përgjigjet menjëherë kritikëve

F.autor

SHËNOHET GOLI I JAVËS NË CHAMPIONS/ Shikoni çfarë bën lojtari në hyrje të zonës (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment