Futboll La Liga

BBC rikthehet pas 273 ditësh, por Reali me ta nuk… fiton

Hera e fundit, kur të tre ishin në fushën e lojës, ishte 23 prilli i vitit të kaluar në “El Clasicon”, që përfundoi 2-3 në favor të Barcelonës.

Ditën e sotme, pritet të jenë sërish titullar: Kristiani, Bejl dhe Benzema për të rikthyer BBC-në pas 273 ditësh. Sigurisht që vendimin do ta marrë Zidan, por lajmi është që të tre lojtarët e sulmit, janë të rikuperuar dhe të gatshëm për të luajtur.

PARADOKSI– Por, ka një paradoks të madh me treshen e sulmit të Realit. Me ata në fushë, skuadra e Zidanit shënon më shumë gola, por fiton më pak ndeshje.

Në këtë sezon ky është problemi madhor i ekipit spanjoll, krijon shumë raste, por nuk i shndërron dot në gola, ndërsa me BBC-në shënon gola, të cilët nuk përkthehen në pikë.

Ronaldo-Bale-Benzema-644719

Me Bejlin, Benzemanë dhe Ronaldon si titullarë, kampionët e Spanjës shënojnë 2.86 gola për ndeshje, ndërkohë që, kur njëri prej tyre mungon, shënojnë 2.55 gola për ndeshje.

Por kurioziteti qëndron te fakti që me tre kampionët në fushë, Reali fiton vetëm 69.1% të ndeshjeve, ndërsa kur njëri prej tyre mungon, fiton 73.7% të sfidave.

Pavarësisht këtij fakti, ideja e krijuar nga të gjithë është se me Benzemanë-Ronaldon dhe Bejlin, Reali është më i fortë dhe tani mund të rinisë sezoni për “galaktikët”.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Real Madrid – Atletiko Madrid, rindizet super-ndeshja (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Legjenda e Barcelonës konfirmon tërheqjen nga futbolli

Delo.autor

ÇËSHTJA “BENZEMA” TEK FRANCA/ Mbrojtësi Rami: Kjo histori është një budallallëk

Delo.autor

Leave a Comment