Futboll Seria A Sport

PËRFORCIME NË JANAR/ Sevilla i gjen sulmues “Kuqezinjve”

Milani ka nevojë për përforcime në janar, por nuk ka para. Kufizimet nga Fair Play financiar bëjnë që klubi kuqezi të operojë pa shpenzuar dhe ëndrrat e mëdha shtyhen për në verë, me shpresën se do të vijë kualifikimi në Champions League.

Estadio Deportivo në Spanjë zbulon se Milani ka arritur marrëveshjen me Sevilla-n për transferimin e sulmuesit Luis Muriel në Itali.

Kolumbiani ka luajtur te Lecce, Udinese e Sampdoria, ndërsa sezonin e shkuar ishte titullar te Sevilla, por këtë sezon është kthyer në rezervë, duke luajtur shumë pak në kampionat e më shumë në Europa League.

27-vjeçari luan në disa pozicione në sulm dhe Milani do ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa nuk dihen klauzolat e tjera.

Dje pas ndeshjes kundër Spalit Gennaro Gattuso, konfirmoi se marrëveshja është thuajse e kryer: “Është sulmues krahu, mund të luajë edhe si sulmues i dytë. Nuk e di a është kryer gjithçka, por kemi biseduar, ashtu si bisedojmë me lojtarë të tjerë”.

Related posts

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Barcelona-Nastic. Rezultati 3-1

Delo.autor

PËRMBYSJE E MADHE NË AMSTERDAM/ Tottenham eliminon holandezët në sekondën e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Rikthehet në Milano/ Rafinjës: Mendova se do qëndroja te Interi, por ata…

Isa.Autor

Leave a Comment