Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIM NË MBROJTJE/ Chelsea ka gati 30 milionë euro për lojtarin e “Bavarezëve”

Pas kërkesave të shumta të trajnerit Maurizio Sarri, skuadra e Chelsea ka hedhur hapin e parë drejt përforcimit në repartin e mbrojtjes. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, blutë e Londrës kanë gati një ofertë prej 30 milionë stërlinash për të marrë lojtarin Mats Hummels, që luan me ekipin e Bayern Mynih.

Mbrojtësi 30-vjeçar, që prej vitit 2016 luan me kampionët e Gjermanisë, konsiderohet si ideal për skuadrën e Chelsea. Hummels këtë sezon ka humbur vendin e titullarit, ka qenë më së shumti në stol, ndaj është i gatshëm të transferohet në Premier League, lëvizje që pritet të ndodhë që në janar.

Edhe Bayern duket se është dakord për të realizuar këtë transferim dhe i ka dhënë një ultimatum Chelsea që të paraqesë një ofertë zyrtare deri më datën 14 janar. Në këtë mënyrë, bavarezët do të kenë mundësi të gjejnë një zëvendësues të Hummels, që tashmë nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Kovac.

Related posts

“PLESHTI” ISHTE NJË HAP LARG…/ Ylli i Manchester City: S’më intereson që klubi nuk e mori dot Messin

Delo.autor

Asensio: Më kërkon Liverpool? Do të flasim kur të përfundojë Kupa e Botës

Sadik.Autor

U SHPALLL KAMPION NË “COPA AMERICA”/ Befason Lucas Paqueta: Trajnerin Giampaolo e kam ndjekur tek…

Delo.autor

Leave a Comment