Kategoria e pare Shqipëri

Erzeni është super, një “revolucion” i suksesshëm

Shefi i klubit Erzeni, Altin Keçi, i pyetur për gjendjen aktuale të skuadrës shijakase deklaron:

“Pas rikompozimit të stafit drejtues edhe atij teknik, në proces është edhe ekipi, që krahas futbollistëve të larguar, po punohet me shpejtësi për konturimin e një grupi me lojtarë cilësorë.”

“Krahas seancave stërvitore që tashmë i zhvillojmë në kompleksin sportiv të Kamzës, për shkak të mungesës së fushës së stërvitjes, kemi zhvilluar deri tani 4 ndeshje miqësore, ku kemi marrë katër fitore, me Ilirinë 2-1, me Tiranën B 1-5 në Tiranë, në Vorë me vendësit 2-1 dhe të premten e kaluar një fitore tjetër jashtë Shijakut me Lushnjën, ndaj së cilës triumfuam 2-1.”

“Këto rezultate janë mjaft inkurajuese dhe janë aktivizuar disa futbollistë të ardhur si, kamerunasi Xhixhiua, Farruku apo Shkëmbi”, tha Keçi.

Related posts

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Reja bën 5 ndryshime në skemë, ja si priten të rreshtohen

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kombëtarja Shpresa i nis me këmbën e mbarë kualifikueset e “EURO 2021”

Delo.autor

VIDEO/ Festë te Partizani, klubi i bën urim special presidentit Demi

Q.Autor

Leave a Comment