Futboll

MERKATO E BUJSHME/ Sarri përzgjedh zëvendësuesin e Hazard yllin e Juventusit…

Mund të jetë Paulo Dybala zëvendësuesi i Eden Hazard te Chelsea. Kjo është bomba e merkatos që po qarkullon gjatë këtyre orëve në Spanjë. “Joya” e Juventus-it duket se është lojtari i përzgjedhur nga trajneri i “Bluve”, Maurizio Sarri.

Sipas “Don Balon”, numri 10 i bardhezinjve, i mbyllur nga transferimi i Cristiano Ronaldo-s te bardhezinjtë, po mendon të vlerësojë ofertat që mund t’i vijnë nga jashtë Italisë.

Siç ka shkruar e përditshmja spanjolle, Dybala nuk ndihet më mirë në krah të yllit portugez. Golat e pakët dhe disa qëndrime në stol e kanë bërë të ndihet i parëndësishëm për projektin e bardhezinjve dhe një ofertë nga një klub i rëndësishëm mund ta rindezë entuziazmin e argjentinasit.

Edene Hazard kërkohet prej kohësh nga Real dhe Chelsea shikon te sulmuesi i Juventus zëvendësuesin ideal të belgut. Portali spanjoll ka folur edhe për emisarë të klubit anglez që kanë shkuar në Torino për të folur me menaxherët e Dybala.

Related posts

FLIK E PËLQEN SHUMË/ Bajerni përgatit sulmin për futbollistin e Realit

Delo.autor

MJESHTRI I TALENTEVE/ Ja KODI SEKRET i njeriut që zbuloi RONALDON, Neymar, Robben dhe…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Allegri merr lajmin e mirë, ja kush rikthehet në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment