Futboll Sport

CAS përjashton lojtarin e parë nga Botërori

Legjenda e Perus, Paolo Guerrero do të mungojë në Botërorin e 2018, pasi që ka dal pozitiv në testin e dopingut

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero pritet që të mungojë në Botërorin e 2018’ës pasi që është testuat pozitivisht në doping pas analizave të thella.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka mbajtur sot një seancë me Agjencinë Botërore të Anti- Dopingut (Ëada) për të rritur suspendimin e Guerreros në 14 muaj.

Guerrero mban rekordin për gola në Peru dhe ishte nominuar në listën preliminare të Perusë për Botërorin Rusia 2018 gjatë vikendit, por kënaqësia e tij për të prezantuar vendin për herë të parë në Botëror që nga viti 1982, u pre shpejt.

Verdikti i CAS që u lajmërua edhe nga Federata Peruane e Futbollit (FPF) ka postuar fotografi të kapitenit të tyre që kishte bërë gjatë një fotosesioni të lojtarëve për këtë datë.

Sulmuesi 34 vjeç është testuar pozitiv në kokainën metabolike benzoylecgonine, test që i ishte bërë atij gjatë ndeshjes në tetor kundër Argjentinës për kualifikime.

FIFA kishte reduktuar ndalesën e tij në gjashtë muaj ku Guerrero u rikthye në aksion këtë javë për skuadrën e Brazilit, Flamengo në fillim të këtij muaji, kurse ai kishte shënuar të dielën kundër skuadrës Chapecoense.

Avokati i tij është ankuar se Guerrero aksidentalisht ka përdorur këta simulantë duke pirë çaj të kontaminuar dhe se lojtari ka protestuar për këtë gjë vazhdimisht.

Por, WADA pritet që të apelojë përsëri këtë vendim – që prapë është i keq për Guerreron – duke kërkuar një vendim të FIFA’s që do ta lërë jashtë  lojtarin për një apo dy vite.

“Paneli i CAS konfirmon praninë e ADRV [shkeljen e rregullës anti-doping] në Guerreron, por po ashtu mund të themi se ai nuk e ka pirë atë me qëllim të rritjes se performancës së tij. Megjithatë, paneli konsideron se lojtari e ka vet fajin pasi që e ka neglizhuar këtë fakt, edhe nëse ai nuk ishte shumë kuptimplotë dhe se ai kishte mundur të merr masa dhe mos të vazhdojë përdorimin e substancave të njëjta. Duke marrë në konsiderata këtë gjë, paneli i CAS e dënon më 14 muaj mos ndeshje Guerreron”, thuhet në komunikatën e CAS.

Peru kaloi në Botëror pasi eliminoi Zelandën e Re për të siguruar një vend në Rusi, kurse janë në grupin C bashkë me Francën, Danmarkën dhe Australinë.

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ Suarez jashtë formacionit të parë, Messi jashtë skuadrës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“MENDOJ SE JANË…”/ Mbrojtësi De Ligt injoron Italinë, zbulon dy kombëtaret favorite për Europianin

Delo.autor

Milani pranë shkarkimit të Gattusos, e pabesueshme kush pritet ta zëvendësojë

Delo.autor

Leave a Comment